Shkup, 19 gusht – Një zjarr shpërtheu sot pasdite në fshatin Lubin, në shtrirje drejt fshatit Rashçë në komunën e Sarajit, transmeton KOHA.
Digjet bar i thatë dhe pyje të pishave. Në terren janë pesë automjete dhe 25 zjarrfikëse, informojnë për MIA-n nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e qytetit të Shkupit.
Nga Njësia Zjarrfikëse i bëjnë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm kur janë në mjedis të hapur. (koha.mk)