Populli flet kur voton. Demokracia nënkupton votim. Dhe nëse nga viti 2005 e këndej, thonë apo themi referendum, referendum, referendum, ja për disa ditë më 30 shtator.
Vetëm ata që do të thonë për apo kundër do të marrin pjesë në vendimin për të ardhmen e Maqedonisë, ka thënë sonte ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov nga tribuna qytetare “Dil për Maqedoni Evropiane” që u mbajt në Strumicë.
“Gjatë kohë jetojmë me mendimin se do të gjejmë mënyrë të hyjmë në NATO dhe BE. Nuk ka mënyrë që ta detyrojmë të na dojë nëse nuk jemi miq. Nuk mund të shkelmosh, pasi ata munden edhe pa ne, dhe kur them se duam në BE dhe NATO, në realitet ajo nënkupton se duhet t’i bindim së pari fqinjët sepse edhe në interes të tyre është të jemi atje”, ka thënë Dimitrov.
Ai ka potencuar se gjuha maqedonase është e vërtetuar në marrëveshjen e Prespës dhe i përkthyer në gjitha gjuhët.
“Maqedonizmi nuk mbrohet me politikë fasadë, por do të mbrohet nëse e rregullojmë shtetin, nëse e ngrisim, nëse jemi më të pasur dhe të suksesshëm dhe fëmijët të ngelen këtu dhe të eksportojmë produkte, jo të eksportojmë rini”, ka thënë Dimitrov. Ai ka ftuar qytetarët të dalin masivisht, pasi më 30 shtator vota është për të ardhmen e Maqedonisë.