tatëdhjetë e tetë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe fillimi i luftës nacionalçlirimtare do të shënohen sot në Kumanovë, Prilep dhe në Shkup, në prani të anëtarëve të Qeverisë, Kuvendit, përfaqësuesve të partive politike, të Lidhjes së luftëtarëve, korit diplomatik, organizatave qytetare…
Kryengritja e organizuar filloi në vitin 1941 kur Aradha e parë partizane e Prilepit e sulmoi pikën policore bullgare dhe rrjetin telefonik-telegrafik në Prilep, ndërsa ditën tjetër, më 12 tetor, u aktivizuan edhe partizanët nga Aradha kumanovare.
Njëmbëdhjetë tetori është vazhdim i traditave çlirimtare të popullit maqedonas të nisura në Kryengritjen e Karposhit, Razllovit, Kresenit dhe Ilindenit, por edhe nga përpjekjet për çlirim social dhe nacional gjatë Luftërave ballkanike dhe në Luftën e parë Botërore.
Duke e kaluar rrugën e zhvillimit të vet prej disa dekadash si pjesë e RSFJ-së, e më pas edhe si shtet i pavarur, duke e tejkaluar konfliktin e vitit 2001, Maqedonia, sot është anëtare e barabartë e Kombeve të Bashkuara, pret pranim zyrtar në NATO dhe datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dita e kryengritjes popullore, 11 Tetori, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit.