Djali i vogël futboll-dashës i presidentit amerikan Donald Trump, Barron nuk bën shumë paraqitje publike, pro ai shfaqej më se i lumtur kësaj jave teksa kishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje legjendën angleze të futbollit që tashmë luan në SHBA, Wayne Rooney, me familjen.
12-vjeçari bëri shumë foto me heroin e tij Rooney, i cili erdhi në adresën më të famshme të SHBA, 1600 Pennsylvania Avenue, me gruan Coleen dhe katër bijtë. Rooney me familjen ishin ftuar personalisht nga presidenti, në festën ku gjithashtu ishin prezentë bijat Ivanka e Vanessa Trump me fëmijët. Burimet thanë se Rooney, Coleen, dhe bijtë 9, 5, 2 vjeçarë e nëntë muajsh, Kai, Klay, Kite e Cass, bënë një vizitë të gjerë në ndarjet e Shtëpisë e Bardhë.
33 vjeçari Rooney, ka ardhur në Uashington për të luajtur për skuadrën DC United me të cilën ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare prej 13milionë dollarë në vit.