Mohamad Taha Pourhosseini është vetëm 7 vjeçar dhe ëndërron që një ditë të luajë aty ku aktualisht luan idolli i tij, Mohamed Salah, te Liverpooli. Video e një djaloshi nga Irani është bërë virale në rrjetet sociale, me 7 vjeçarin që ka edhe një kërkesë për Mohamed Salahun, shkruan Periskopi, transmeton gazeta KOHA.
Mohamad Taha Pourhosseini ka kërkuar nga Mo Salah që ta merr atë te Liverpooli dhe ta inkuadrojë atë në akademinë e klubit të madh anglez. “Mohamed Salah është lojtari im i preferuar, ai është i sjellshëm, i përkushtuar si dhe është mysliman,” thotë Taha Pourhosseini.
7 vjeçari i shikon të gjitha ndeshjet e Liverpoolit derisa dhoma e tij është e mbushur me fotografi të Salahut, edhe pse aty nuk mungon as fanella e Lionel Messit. “Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e tij dhe kam vendosur ta bëjë këtë sfidë. Dëshira ime është që Mohamed Salah të më shoh mua dhe të me merr dhe të më dërgoj më pas te akademia e Liverpoolit, unë dua të luaj atje.
Video është shpërndarë me të madhe dhe me gjasë shumë shpejt këtë do ta shoh edhe vetë Salah dhe duke kujtuar anën humane të tij me gjasë egjiptiani do t’ia bëjë ëndrrën realitet 7 vjeçarit nga Irani.
Iranian boy bends it like Mo Salah
7-year-old football fan from Iran Mohamad Taha Pourhosseini bends it like Mo Salah
Publiée par Press TV sur Lundi 4 mars 2019