Shkup, 15 dhjetor – Disa persona të panjohur në moshë prej 15 deri 18 vjeç fizikisht kanë sulmuar një djalë 15-vjeçar në autobusin e NPT nr.65 i cili ka qarkulluar nga fshati Stajkovc deri te Qendra Transportuese – Shkup. Nëna e djalit E.N (36) në polici e ka paraqitur sulmin që ka ndodhur rreth orës 13:20 kur në fshatin Hasanbeg në autobus kanë hyrë disa persona të panjohur të cilët pasi janë ngjitur në katin e sipërm fillimisht e kanë sulmuar të miturin, e pastaj edhe shokët e tij. Djali ka marrë lëndime dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” i është dhënë ndihmë mjekësore. Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.