Shkup, 27 mars – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot me dy aeroplanë i hodhi 35 tonelata ujë ndaj zjarrit në afërsi të fshatrave Matejç dhe Nikushtak në komunën e Likovës.
Nga DMSH konstatojnë se gjendja me zjarret në shtet është alarmante dhe se edhe krahas apeleve për gatishmëri në shërbimet inspektuese dhe tokësore të obliguar për parandalim dhe kontroll, situata nuk po qetësohet.
“Nuk mbahen në mend zjarre në këtë periudhë të vitit dekadave të fundit”, thuhet në kumtesën e DMSH-së.
Nga DMSH bëjnë thirrje për ndërgjegjësim tek popullata dhe menjëherë të ndalojë me ndezjen e livadheve, barit dhe kallameve derisa nuk ndodh ndonjë katastrofë me përmasa të mëdha, e cila do të përfshinte edhe viktima në njerëz.