Sektori shëndetësor në Maqedoni të Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, sepse infermieret dhe specializantët të cilët largohen, zhvendosen në sektorin privat apo largohen të punojnë jashtë vendit. Kjo kontribuon për probleme me qasje drejt specialistëve, shpenzimeve për mbrojtje shëndetësore që sigurimi shëndetësor nuk i mbulon – mbeten edhe më te të larta dhe akoma mungon trajnimi profesional për shfrytëzimin e pajisjes së avancuar shëndetësore”, noton Raporti i KE-së
Shkup, 17 tetor – Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur në fushën e Mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit, vërehet në Raportin më të ri të Komisionit evropian. Mesatarisht e përgatitur apo pa përparim , janë kryesisht vërejtjet e Komisionit lidhur me këtë pjesë. “Sektori shëndetësor në Maqedoni të Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, sepse infermieret dhe specializantët të cilët largohen, zhvendosen në sektorin privat apo largohen të punojnë jashtë vendit. Kjo kontribuon për probleme me qasje drejt specialistëve, shpenzimeve për mbrojtje shëndetësore që sigurimi shëndetësor nuk i mbulon – mbeten edhe më te të larta dhe akoma mungon trajnimi profesional për shfrytëzimin e pajisjes së avancuar shëndetësore”, noton Raporti i KE-së. Komisioni Evropian vëren se vendi ende nuk e ka ratifikuar Protokollin për eliminim të tregtisë s palejuar me prodhime të duhanit.
“Nuk ka përparim në kontrollin e duhanit. Sistematizimi institucional dhe juridik është vendosur edhe në pajtim me të drejtën e BE-së, por nuk zbatohet sistematikisht – konsumimi i duhanit në sipërfaqe publike dhe restorante duhet të sanksionohet në pajtim me të drejtën e BE-së”, thuhet në Raport.
Në pjesën e sëmundjeve ngjitëse, Komisioni vëren se Maqedonia e Veriut është pjesërisht e harmonizuar me të drejtën e BE-së. Vërejnë se janë hequr shumica e masave preventive. Në pajtim me të dhënat, 75 për qind e popullatës është rikuperuar nga KOVID-19 dhe konsiderojnë se kanë përfituar imunitet natyror, 47 për qind e njerëzve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Kovid-19, ndërsa 7 për qind kanë marrë tre doza. Ceket se shëndetësia ende nuk është harmonizuar me të drejtën e BE-së në pjesën e të drejtave të pacientëve në mbrojtjen shëndetësore tejkufitare. “Për pabarazitë shëndetësore, programi për mbrojtje aktive shëndetësore u mundëson disa grupeve targetore t’i qasen mbrojtjes shëndetësore, përfshirë edhe komunitetit rom, ndërsa njerëzit të cilët jetojnë në rajone të largëta, mund të marrin vetëm vizita mjekësore”, thuhet në Raport.
Për Strategjinë nacionale 2021-2030, në Raport ceket se i përfshin aspektet e shëndetit mental, avancimin e shëndetësisë, ushqimin dhe aktivitetin fizik. Regjistrat nacional për sëmundje të rralla janë operativë, ndërsa definicionet relevante janë në pajtim me standardet e BE-së.
Në pjesën e mbrojtje së konsumatorëve thuhet se vendi për vitin e ardhshëm posaçërisht duhet ta harmonizojë kornizën juridike me të drejtën e BE-së për mbrojtje të konsumatorëve dhe përforcim të strukturave operative, të cilat shërbejnë për mbrojtje të konsumatorëve. Komisioni Evropian rekomandon vendi t’i intensifikojë përpjekjet në kontrollin e duhanit, kështu që me efikasitet do të zbatohet e drejta e BE-së me ratifikimin e Protokollit për eliminim të tregtisë së palejuar me prodhime të duhanit. Raporti i KE-së noton se nevojitet të sigurohet edhe financim adekuat dhe njohuri e specializuar për zbulim të hershëm të kancerit dhe sëmundjeve të rralla në bazë të të dhënave nga regjistri.
Është vërejtur se inspektimet e Inspektoratit shtetëror të tregut janë rritur në periudhën e raportimit, në gjithsej 3.566 mbikëqyrje inspektuese. Ueb platforma për sigurim të informatave për mbrojtje të konsumatorëve ende duhet të zhvillohet.