Shkup, 4 mars – Të shtunën në qytetin e Radovishit është mbajtur kampionati zgjedhor për mundës deri 21 vjeç dhe pionierë. Si zakonisht nuk ndodhi befasi, pasi mundësit e KM “Liria” dominuan absolutisht. Në fakt klubi më i suksesshëm shqiptar arriti që ti rrëmbej 40 për qind të vendeve të para, respektivisht katër vende te para te seniorët U 23 dhe pionierët, derisa arriti të fitojë edhe dy pozita të dyta në U23, dy te pionierët dhe gjashtë vende të treta në U 23 dhe dy te pionierët. Ndërkohë, në plasmanin ekipor, edhe at KM “Liria” ishin të pakompromis, duke ngadhënjyer në mënyrë bindëse te seniorët U 23 me 50-të pikë të grumbulluara, 30-të më shumë se “Ballkaneci” që u ndal në pozitën e dytë, ndërsa te pionierët gjithashtu u plasuan në pozitën e parë me 33 pikë, gjashtë më shumë se “Ballkaneci”.
Emrat e kampioneve dhe fituesve te medaljeve:
Senior U23:
- Minir Rexhepi (57 kg)
1. Riad Rexhepi (65 kg)
1. Shaip Barava (70 kg)
1. Omer Sejfullau (74 kg)2. Halit Osmani (57 kg)
2. Fati Vejseli (65 kg)
2. Beslim Murtezani (74 kg)
2. Stole Eftimov (86 kg)3. Elmedin Sejfullau (61 kg)
3. Furkan Jaja (65 kg)
3. Orhan Xhaferi (70 kg)
3. Astrit Ismaili (70 kg)
3. Abdulfeta Osmani (74 kg)
3. Uvejs Fejzullau (92 kg).
Pionerë:
- Besir Alili (44 kg)
1. Rexhep Pocesta (48 kg)
1. Valon Bajrami (57 kg)
1. Muhamed Ramadani (85 kg)2. Mejdi Qaili (57 kg)
2. Elvedin Feta (62 kg)3. Omer Jusufi (38 kg)
3. Sami Ibraimi (62 kg)