Antonio Konte ka pranuar se Çellsi nuk mund të konkurrojë më me dy klubet e Mançesterit, sa i përket fuqisë së tyre për të shpenzuar para dhe pushtet. Trajneri i Çellsit beson se blerja spektakolare e Junajted, Aleksis Sançez, në një marrëveshje që e bën kilianin futbollistin më të paguar në Angli, me një pagë javore plot 350,000 euro, dhe shpenzimi total prej 124miilionë euro me blerje në merkaton e verës nga ana e Sitit, thekson se të dy klubet janë jashtë zonës së arritjes për ekipet e tjera të Premier Ligës. Trajneri italian ka parashikuar se Real Madridi, Barcelona dhe Paris Sen-Zhermen duhet të ruhen gjithashtu nga pushteti financiar i dy klubeve të Mançester.
“Këto dy klube mund të shndërrohen në një rrezik vërtetë serioz për ekipet e tjera në botë. Ata janë që tashmë të fuqishëm dhe duan të investojnë. Për Aleksis Sançez, vetëm një ose dy klube mund të paguajnë atë rrogë. Ka vetëm dy klube që qëndrojnë në krye në këtë ligë dhe ato qëndrojnë aty. Të tjerët duhet të luftojnë. Nuk është e lehtë të mendosh që të përfundosh sipër tyre. Ne nuk ishim kurrë në këtë garë për Sançezin, për shkak të rrogës së tij. Por nuk jemi të shqetësuar. Nëse punon, atëherë mund të luftosh këta ekipe të mëdhenj”, deklaroi Konte.