Skuadra e Borussia Dortmundit ka nisur kontaktet me Juventusin për transferimin e portierit polak Wojciech Szczesny, ka raportuar të premten “Goal.com”.
Mësohet se ekipi gjerman po e sheh portierin polak si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm dhe së shpejti do ta përgatit ofertën për transferimin e tij.
Mësohet se Dortmundi është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për Szczesnyn.
Portieri 31-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 dhe drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm për ta larguar pasi po synojnë transferimin e Gianluigi Donnarummas në verë si lojtar të lirë.