Londër, 3 korrik – Një aeroplan në fluturimin nga Londra drejt Bengalorit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme vetëm 14 minuta pas fluturimit.
Për nëntë minuta është ulur mbi tre kilometra më poshtë dhe momentalisht sillet rreth një orë mbi Lamansh, duke pritur miratim për kthim në aeroportin Hitrou.
Sipas informacioneve të para, aeroplani ka fluturuar në orën 15:30 sipas kohës lokale, pas çka piloti ka raportuar se ekziston një problem, për çka ka kërkuar leje për t’u kthyer mbrapa.
Tani për tani nuk bëhet e ditur arsyeja se pse është shpallur alarm, por ekziston dyshim se piloti dhe ndihmëspiloti mbajnë maska oksigjeni.