Drejtoria e Doganave, me mbështetjen e Qeverisë, iu afrua procesit të integrimit të vendit tonë në BE me përkushtim të plotë, duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh për mbrojtjen e shoqërisë, si dhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë, të cilat do të vendosin themelet për funksionimin e tregut të vetëm. Vitet e fundit, tha në Bruksel drejtoresha Sllavica Kutirov, me një intensitet të veçantë, i jemi përkushtuar transpozimit të legjislacionit përkatës të BE-së në fushën e Doganave në legjislacionin tonë kombëtar, si dhe dixhitalizimit të operacioneve doganore.
“Njëkohësisht, sipas Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit 2022-2024, Drejtoria doganore do të vazhdojë me përgatitjen për ndërlidhje dhe ndërveprim me sistemet e BE-së dhe implementimin e sistemeve të harmonizuara me sistemet e BE-së, me qëllim themelimin e tyre. para anëtarësimit në BE”, u shpreh Kutirov.
Në Bruksel, me rastin e skriningut të BE-së ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut, po merr pjesë edhe zëvendësdrejtori i Doganës, Muharrem Asani.