“Dua të fitoj Championsin me Juventusin dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar, por nuk do të kthehet në një fiksim”. Kështu është shprehur Cristiano Ronaldo, i cili vjen nga një tris në Europë me Real Madridin, në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë. “Duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi, ka shpjeguar portugezi në një intervistë ekskluzive të dhënë për ‘Dazn’. Këtë vit, vitin tjetër, pas tre vjetësh… Rëndësi për këtë klub është që të fitojë Serinë A, Kupën e Italisë dhe të avancojë sa më shumë në Champions League”.
Por cila ishte arsyeja që 5 herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi Juventusit, pas përvojës së jashtëzakonshme te Reali i Madridit? “Ka gjëra në jetë që i vendos fati dhe në këtë rast ka qenë kështu. Unë kurrë nuk prisja të luaja në këtë klub, por disa gjëra ndodhin natyrshëm. Juventusi është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua ishte një vendim i lehtë. Natyrisht, ajo që bëra me Realin e Madridit ishte e pabesueshme, kam fituar gjithçka dhe kam shumë miq, por Juventusi provoi të më donte më shumë se kushdo dhe unë dua të përpiqem të shkruaj edhe këtë histori me këtë klub”.
Criastiano iu përgjigj edhe pyetjeve rreth familjes së tij, veçanërisht për djalin e madh, Cristiano jr, të cilin pas disa vitesh e sheh në nivelet më të larta të futbollit. “Është si unë, kur isha i vogël. Nuk pranon kurrë të humbasë. Do të bëhet si unë, jam 100% i sigurt”.