Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është në SHBA në krye të delegacionit të Kosovës, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell SHENJA. Presidenti ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se do të ketë një takim me presidentin amerikan Donald Trump, si dhe me liderë të vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.