Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot do të mbajë fjalim në konferencën me temë “Mali Sharr, a duhet të shpallet Park Kombëtar”. Eventi në fjalë, i organizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, do të zhvillohet në Dobroshtë të Tearcës.
Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes për shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e cila zbatohet nga “Niras” e Danimarkës, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe nga Instituti i Administratës Publike nga Suedia.