Dy banorë nga Batinca të akuzuar për vrasje, policia në kërkim të tyre

Prokuroria ka hapur hetimet për vrasjen në Batincë, për të cilën dyshohen dy banorë të fshatit

 

Më datë 1 korrik, me një automjet me targa të huaja, në të cilin mbanin në mënyrë të paligjshme tre automatikë, i kanë bllokuar rrugën një makine tjetër me dy pasagjerë dhe kanë nisur të qëllojnë mbi ta, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur rëndë tjetrin.

Të dyshuarit kanë djegur veturën e tyre në afërsi të fshatit Draçevicë dhe janë larguar. Të dyshuarit janë në arrati dhe organet e rendit janë në kërkim të tyre.

Motivet nuk dihen aktualisht, por spekulohet se bëhet fjalë për gjakmarrje për një rast i cili ka ndodhur 15 vite më parë kur u vra një fëmijë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm