Urojua 7 Marsin e 8 Marsin grave tona guximtare çdo ditë, çdo mëngjes puthje 7 dhe 8 marsi atyne! Ime amë, unë bija e saj dhe ime bijë, mikeshat e ime ame, te mijat e të sime bije as ndërmend nuk e kemi me u ndal…! Kështu ishte rrëfimi mbi dibranet kahmot e kështu e shoh të jetë gjithandej SOT, në çdo qytet e në çdo katund! Sepse ndryshe baby, nuk kemi kuptim!
Nga Adelina MARKU
Shpesh e kam menduar se të jesh në lëkurën e Mamit tim nuk është e lehtë! Ime ‘ma ka një vajzë rrebele në esencë , UNË, e cila “dy gurrë ma nuk i len bashk!”; Kështu do thonin në Dibër…: “Au, au, au mi couc , çish paske qenë, goja s’të pushon , fap aqe – fap këtou. Mëjr, shoum mëjr, veç vazhdo!” Pooo, dibranët dijnë me të mburr si ma së miri biles! Njejt edhe grat edhe burrat! (Ahhhh, kjo dibrançja që të knaq shqisat tej përtej! Krenare për dibrançen në arketipin tim!) Unë biles, vonë e kam kuptuar se jam kjo që jam sepse ime ‘më ishte ajo që ishte: rebele – njajt si unë! Se e jama e saj ish qen po aq e fisme sa ç’e boni teme amë! Për më shumë, te ime bijë dhe shoqet e saja t’ngushta, jam tuj e prek me dorë ultrarrebelizmin e saj/tyne që tani! Baaaaaa, s’ka më mirë! Paçin jetë e sh’ndet…se për çdo gjë tjetër , na kanë neve pas përhera! Në fakt NE Nanat jemi ULKONJA për bijat tona !
Kështu duhemi me i pa e me i pas cucat, tuj i kapërcy Nanat ‘tyne …që i kemi Perla!
Një Nanë e friksume nga rrethi, dogma , nga burri , nga Bota e Jeta që të hedh andej e knej…asht Nan’ pa guxim! Dikush ia ka THITH at’ guxim asaj zemre dhe e ka lan nan pa zemër, pa kauzë për të bijën! Këtyre nanave, iu kisha than’ se është koha me guxu, e me guxu fort! S’ka kohë për me ul kryn para dogmave fetare dhe dominancës së burrit… ( të cilin në esence e ki mburthan e jo burr!). Phuu sa mbajn me qesh do mburrtha që ecin dy hapa para grus! Thu ti dojn me kallzu se e kan dy çape fallusin shkretan ! Marre, marre! Hmmmm, kush ju ka thanë a thu ktyne krytulve se kështu duhen me ec?! E keni menduar ndonjëherë! Epo mendojeni në s’e paçi menduar dhe korrigjojini ata miqt tuj që i lan gratë pas, dy hapa! Ne në Dibër iu themi ktyne mburthave “burra petkash” ! Auuu kjo Dibra , shpërthen me cinizmin kur padrejtësinë e çik! Besoj dhe qyteti yt njajt asht! Qysh mos me e dasht arketipin tim e tandin mbasandej!
Një gru e friksume me ngrit zanin për drejtësi , është vetëm një votë pa za! Është numër abstrakt, i thonë në matematikë! Baba jem mburrej me misionin edukativ e aktivitetin politik që bënte ime amë në vitet e tetëdhjeta! MBUUUURREJ! Rrebelizmi i saj në msymje e thirrje për drejtësi e jodiskriminim, tem atë e mbushte me dashni për time amë! Ja njikështu ngjante rrëfimi në familjen time! Masnej kur me kohë gratë hynë edhe në parlament, ata ‘dy befasoheshin pak me do Nana pa Za e me do Gra pa Kauzë në Politikë, e mrroleshin tuj pyt veten qysh e pse këta Nana e këta Gra e kan rrobnu nji karrike paralmenti!? Ah vulvanet pa za në parlament jan kot farre miku e mikesha jeme ! Janë njajt si ato mburrthat që ecin dy çapa para grave tyne ! Masnej , tuj pa e tuj msu nga mrrolsia e prindërve mij për këtë fenomen grash të rastësishme në politikë e parlament, unë mësova të ngre za kundra këtij fenomeni! Dorën në zemër, ca nga to kot i ke aty ku janë edhe sot! E mira asht , se tani e kemi kuptu se duhemi me vepru ndrysh! Në nuk e paçeni kuptu ende, nisjani me e kuvendu me veten sa ma shpejt!
Një gru politikane që mburthet se asht “VEÇ NJO” mes burrash , ahhh ate mereni paaakkk me rezervë a? Si pse?! Po sepse të jesh një gru hall mes burrash nam, nuk o mirë , nuk o shndetshëm , më kupton…, asht frustruse xhanëm, sepse ajo është aty për me rrendit edhe shumë të tjera në atë kuvend derdije t’burravet! Prandaj, nga këto gra që thonë : “Unë , Unë Unë ….” uuuuu, kujdes …krekosxhindosja e tyne asht jo vetëm pa shije, por edhe e atillë që s’prodhon as edhe një vezore ku mundet m’u kap suksesi! Sepse njikto i kan vezoret neurotike, ah! Nga hazganllëku i këtill KI POLITIKANE STERILE, s’ki gja…! Nëse nuk e paçe kuptu deri tani, nisja njiqitash me e kuvendu me veten!
Një gru që donë gratë , është mikja jote zemër! Me atë gru mundesh me ça male!
Urojua 7 Marsin e 8 Marsin grave tona guximtare çdo ditë, çdo mëngjes puthje 7 dhe 8 marsi atyne! Ime amë, unë bija e saj dhe ime bijë, mikeshat e ime ame, te mijat e të sime bije as ndërmend nuk e kemi me u ndal…! Kështu ishte rrëfimi mbi dibranet kahmot e kështu e shoh të jetë gjithandej SOT, në çdo qytet e në çdo katund! Sepse ndryshe baby, nuk kemi kuptim!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)