Porto dhe Atalanta janë destinacionet më të mundshme për portierin Gianluigi Buffon sepse të dyja skuadrat luajnë në Ligën e Kampionëve, shkruan “Sky Sport Italia”. 41-vjeçari refuzoi një rinovim të kontratës me Paris Saint-Germainin sepse dëshiron të luajë rregullisht, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Sipas gazetarit të njohur italian të sportit, Gianluca Di Marzio, favoriti është Porto, për shkak se Buffon shihet si një zëvendësues i mirë për shokun e tij veteran, Iker Casillas, i cili së fundmi pësoi sulm në zemër.
Ndërkohë, nëse Buffon vendos të rikthehet në Itali, atëherë Atalanta është e gatshme që të bëjë propozimin e saj dhe gjithashtu t’ia garantoj të luajë në Ligën e Kampionëve.