Moskë, 26 shkurt – Gjykata Ushtarake e Moskës sot e dënoi një ish-nëpunës në sigurinë shtetërore dhe një ish-ekspert për siguri kibernetike të kompanisë “Kasperski” me 22 dhe 14 vjet burg për shkak të tradhtisë, njofton gazeta KOHA.
Sergej Mihaillov, ish-oficer në shërbimin federal rus të Sigurisë dhe Rusllan Stojanov, shef i ekipit për hulumtimin e incidenteve kompjuterike në kompaninë ruse “Kasperski laB”, janë gjykuar për dhënien e informacioneve të fshehta për shërbimet e huaja të zbulimit.(koha.mk)