Shkup, 26 nëntor – Në 24-orët e kaluara në Shkup vetëm dy orë ajri nuk ka qenë i ndotur. Përqendrimet e grimcave PM10 në kuadër të së lejuarës deri në 50 mikrogramë janë vërejtur në orën 15 në stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe dhe në orën 16 në Gazi Babë. Në pjesën tjetër të 24-orëve në të gjitha pjesët e qytetit përqendrimet kanë qenë disa herë mbi të lejuarën duke arritur në 470 metër kub. Në Qendër në stacionin matës përqendrimet kanë lëvizur nga 74 deri në 152 mikrogramë, në Gazi Babë nga 90 deri në 275, në Karposh nga 84 deri në 297, në Lisiçe nga 82 deri në 470 mikrogramë dhe në Rektorat deri në 277 mikrogramë. Ndotja më e madhe ka qenë në Lisiçe prej orës 21 në mbrëmje deri në mesnatë kur përqendrimet në vazhdimësi kanë qenë mbi 400 mikrogaram. Në ndërkohë, vetëm 0.4 për qind e buxhetit për vitin 2018 janë ndarë për mbrojtje të mjedisit jetësor, që është niveli më i ulët deri më tani, vërejnë nga Koalicioni O2 për ajër të pastër. “Në buxhetin më të madh deri më tani, ku me shumë të konsiderueshme marrin pjesë tatimet lidhur me mjedisin jetësor dhe akcizën e rritur të naftës, ne kemi përqindje më të ulët të mjeteve të ndara për mbrojtjen e mjedisit jetësor. A ka ndonjë të arsyeshëm dhe të drejtë në shtet? Këtu nuk kërkohet diçka më tepër, por ajo që vijon, midis 2.5 – 4.4 për qind për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe 1.75 – tre për qind për MMJPH. Për dallim nga 0.4 dhe 0.28 për qind të ndara. Të kishim gjyqësi normale, institucionet do të përgjigjeshin për keqpërdorim dhe ridedikim të mjeteve të caktuara dhe të grumbulluara në bazë të mjedisit jetësor”, theksojnë në kumtesën e “Koalicionit O2”. Theksojnë se për zvogëlimin e ndotjes, siç theksojnë, problemi ynë më famëkeq, për vitin 2018 janë ndarë vetëm 11 për qind nga shuma e dedikuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjegjësisht 1.7 milionë euro, nga të cilat ndërkaq, për uljen e ndotjes së ajrit edhe atë së bashku me monitorim vetëm 635 mijë euro. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor për Buxhetin për vitin 2018 ka kërkuat 14.4 milionë euro, ndërsa Ministria e Financave ka lejuar më pak se 10.7, analizojnë nga “O2 Koalicioni”. (koha.mk)