Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko është gati të qëndrojë tek Interi edhe për një sezon. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi 37-vjecar, kontrata e të cilit me zikaltërit skadon në fund të sezonit, ka dhënë miratimin për të vijuar bashkëpunimin. Tashmë pritet vetëm OK nga ana e presidentit Zhang.
Dzeko ka pranuar edhe një ulje të rrogës, deri në 5 milionë euro, natyrisht më e ulët se ajo që sulmuesi përfiton tani. Boshnjaku fillimisht kishte kërkuar një kontratë 2-vjecare, por Inter propozi vetëm për një vit. Pas disa muajsh diskutimesh, Dzeko pranoi ofertën zikaltër.
Gjithsesi, ende asgjë nuk është e mbyllur, pasi pritet edhe konfirmimi nga ana e Zhang, që mund të mos pranojë të paguajë 5 milionë euro për një sulmues 37-vjecar. Klubi zikaltër nuk ka dyshime për sa i përket anës sportive dhe asaj teknike të sulmuesit edhe pse Dzeko po kalon një moment negativ, pasi nuk shënon që nga 4 janari.