E dashura prej pesë vitesh e Usain Bolt, Kasi Bennet ka publikuar një foto tepër joshëse gjatë karnavaleve në Xhamajkë. E veshur me një kostum banjoje metalik me rripa dhe me krahë të bardha, bukuroshja mund të ngatërrohej shumë lehtë me një engjëll të “Victoria’s Secret”. Karnavalet vjetore në Xhamajkë, që zhvillohen në Kingston dhe zonat e resortit “Ocho Rios”, nisin në Janar dhe përfundojnë në Prill.