Një qen i vogël është parë duke qëndruar çdo natë në stacionin hekurudhor Kanjurmarg, Mumbai të paktën që nga 2 janari. Ai pret trenin e Kalyan që vjen natën rreth orës 23:00 në platformën e parë. Pritja e tij është filmuar dhe është përhapur në internet me shpresën se pronari i tij mund të kthehet.
Qeni i ka magjepsur të gjithë me shikimin e tij plot shpresë nëpër dyert e vagonëve, ku shpreson të gjejë të zotin, që ka më shumë se një muaj që nuk e sheh. Historia e kësaj nëne katërputroshe, femër, ishte filmuar dhe shpërndarë nga Sameer Thorat, e cila shkon për të punuar çdo ditë mes orës 15:00 dhe mesnatës. Më 23 shkurt, ajo vendosi të publikojë këtë video në Youtube, me shpresën se do të ndihmonte në gjetjen e të zotit të qenit.
Tani për tani askush nuk e ka kontaktuar, por lajmi u përhap me shpejtësi. Shumë janë duke kërkuar të kujdesen për qenin dhe kanë shfaqur interes për të marrë të vegjlit e saj.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=56&v=IS1PIoe0-M4