Kriza e ekipit të Chelsea vijon në Premier League pas humbjes 0-2 që “blutë” e Londrës pësuan në fushën e tyre nga Brentford. Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, shprehet se deri diku e kishte idenë e situatës që po përjetonte skuadra para se të pranonte detyrën e trajnerit të përkohshëm.
“Mendoj se të gjithë ne e dinim momentin e vështirë që po kalonim kur vendosëm të ulesha në këtë detyrë. Brentford është një ekip dinamik që t’i vështirëson punët. Gjithsesi, nuk kam ndërmend të ulem e të fajësoj lojtarët e mi për humbjen, pasi për të gjithë kam simpati”, tha Lampard.
“Nuk është problem aplikimi i skemave të lojës tonë dhe mendoj se me 20% më shumë besim në forcat tona do ta kishim fituar ndeshjen. Do t’i mbroj lojtarët e mi, pasi e di që ata duan të hapin më të mirën e janë të rinj. Gjithsesi, tifozët janë të lirë të fërshëllejnë dhe ankohen. Unë r pranova këtë detyrë duke e ditur riskun që merrja përsipër”, tha Lampard.