1 korriku mezi pritet nga tifozët e Interit, duke qenë se klubi ka kryer të gjithë lëvizjet e mundshme në merkato, por zyrtarisht asnjë blerje e bujshme për sezonin e ardhshëm nuk ka ardhur. Në përpjekje për të rregulluar bilancin ekonomik klubi zikaltër ka vendosur që blerjet do të regjistrohen të gjitha pas datës 1 korrik.
Kështu, dita e hënë (nesër) për Interin do të jetë intensive sepse gazetari i “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio, ka bërë me dije se Stefano Sensi (nga Sassuolo) dhe Valentino Lazaro (nga Hertha Berlin) do të mbërrijnë në Milani, aty ku do të kryejnë vizitat mjekësore me Interin.
Dy afrime të reja, lojtar të njohur dhe të talentuar, por të pa afirmuar në skuadra të mëdha. Do të jetë pikërisht këta të dy që do të hapin merkaton nën epokën Antonio Conte, për të vijuar më pas me dëshirat e mëdha si Lukaku, Dzeko, apo ndonjë emër tjetër surprizë.