Hatem Ben Arfa i është drejtuar rrugëve ligjore për të marrë një dëmshpërblim prej 8 milionë euro nga PSG me arsyetimin se e kanë penguar të tregojë aftësitë e tij, duke e lënë jashtë skuadre për 15 muaj.
Sulmuesi francez luajti ndeshjen e tij të fundit për PSG kundër Avranches në Coupe de France më 5 prill 2017 dhe nuk u aktivizua më në asnjë ndeshje zyrtare. Deri në debutimin e tij te Rennes shtatorin e kaluar, në të cilin ai shënoi në fitoren 2-1 në Europa League ndaj Jablonec.
31-vjeçari, u përjashtua nga skuadra pasi në një takim me Emirin e Katarit në Paris tha një koment që nuk i pëlqeu presidentit Nasser Al-Khealifi.
“Ben Arfa si çdo lojtar futbolli, erdhi tek Emiri dhe i tha: ‘Unë jam i lumtur t’ju flas, sepse i kam dërguar disa mesazhe presidentit dhe ai nuk mu përgjigj”, kjo shaka nuk i ka pëlqyer presidentit dhe mori atë masë drastike.
“Një pjesë e rëndësishme e kontratës së tij ishte e kushtëzuar nga performanca e tij në fushë. Pra, ai është penguar në mënyrë efektive për të marrë pjesë dhe për të qenë në gjendje të përmbushë kontratën e tij”, tha avokati Jean-Jacques Bertrand në një intervistë të transmetuar nga Sky Sports.