Barcelona të dielët do të përballet me Levanten në kuadër të La Ligas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të. Katalanasit do të jenë mysafirë të Levantes në ndeshjen e parafundit për këtë stinor dimëror në kampionatin spanjoll. E, sulmuesi i Levantes, Enis Bardhi, dy ditë para kësaj ndeshje për median zyrtare të klubit ka folur edhe rreth Leo Messit.
Ai me shaka tha se do donte ta sfidonte të dielën Messin se kush prej tyre do shënonte nga gjuajtja e lirë.
“Leo Messi padyshim se është një shembull për mua dhe për çdo lojtar në botë. “Do doja që ta sfidoja të dielën se cili prej neve do të shënonte nga gjuajtja e lirë (qesh)”, u shpreh Bardhi.