Nëna e tre fëmijëve është përdhunuar nga dy burra dhe më pas torturuesit i hodhën acid në organet gjenitale. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në zonën Ghoorpur të lagjes Allahabad në shtetin indian të Uttar Pradesh. Njëri prej përdhunuesve që punon si shofer ka deklaruar që kishte pasur një lidhje një vjeçare me gruan që punonte si pastruese në një shkollë.
“Më pas u lidha me një grua tjetër, por ajo nisi që të më bënte presion”, deklaroi ai. Burri gjithashtu ka pranuar se e kishte përdhunuar dhe më pas i kishte hedhur acid në organet gjenitale. “Ishim të acaruar prej saj”. Përdhunuesi e kishte tërhequr në disa kopshte me justifikimin se do i kërkonte falje dhe aty ka abuzuar. Gruaja është dërguar në spital dhe mediat lokale kanë publikuar edhe foto nga shtrati i saj, por nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore.