Tokio, 17 shkurt – Te 99 persona të cilët ndodhen në kruzerin “Dajmond princes”, të ankoruar në afërsi të qytetit japonez Jokohama, është konfirmuar koronavirusi i ri, bëri të ditur Ministria japoneze të Shëndetësisë.
Numri i të infektuarve në anije, e cila ka 3.711 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është rritur në 454, pasi dje janë shpallur 355 persona të infektuar.
Një grup i shtetasve amerikanë të evakuuar nga kjo anije kanë mbërritur sot me një fluturim special në Kaliforni, ndërsa më herët ishte publikuar se ka të paktën 40 të infektuar prej përafërsisht 400 amerikanëve të cilët e kanë lëshuar anijen.
Të infektuarit do të kurohen në spitalet japoneze.