Autoritetet belge mendojnë sërish ta ndërpresin eksportin e armëve në Arabinë Saudite, kësaj here për shkak vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi.
Për këtë çështje do të vendosin autoritetet në Valoni dhe Qeverinë federale.
Arabia Saudite vitin e kaluar ishte klienti më i madh i kompleksit industrial ushtarak të Valonisë. Riadi ka blerë armë në vlerë prej 153 milionë eurosh.
Parlamenti belg në qershor të vitit të kaluar miratoi rezolutë me të cilën u bëri thirrje autoriteteve lokale ta ndërpresin eksportin e armëve në Arabinë Saudite. Apeli u ndërlidh me sulmet në Bruksel në vitin 2016