Shkup, 28 nëntor – Gjykatësit i procedurës paraprake ka sjellë vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Vllado Georgievs, i njohur si Igor Jug për ngjarjet e 27 prillit. Atij i skaduan 30 ditë paraburgim të caktuar më parë. Tani, Prokuroria publike ka zgjeruar hetimin dhe përpos për përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë, Igor Jug ngarkohet edhe për veprën penale terrorizëm. Masën e tillë prokuroria e ka kërkuar nga gjykata për shkak ekzistimit të rrezikut për ikje, pengim të hetimit, si dhe mundësi e përsëritjes së veprës. Igor Jug ndryshe është udhëheqës i organizatës nacionaliste “Vllado Çernozemski” në Kumanovë, ndërsa ishte organizator i protestave kundër të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës” në këtë qytet.
Arrestimi e tij ishte bërë i mundshëm në orët e hershme të mëngjesit të 21 shtatorit, në banesën e babait të tij në Kumanovë, ndërsa nga 27 prilli, i njëjti nuk ishte paraqitur në opinion, pasi ndaj tij, Ministria e Punëve të Brendshme kishte lëshuar fletëarrest. Igor Jug së fundmi i njohur u përmend edhe nga spiuni serb, Goran Zhivaljeviq, i cili në një intervistë për mediat serbe, tha se Igor Jug ka qenë personi që është dashur ta vrasë kryeministrin aktual, Zoran Zaev natën e 27 prillit në Parlament. Ndryshe, Igor Jug në disa raste ishte shprehur kundër Qeverisë LSDM me partitë shqiptare, ndërsa kishte kërcënuar se do marrin masa të ashpra kundër Parlamentit dhe Qeverisë në rast se VMRO mbetet në opozitë. Natën e 27 prillit, i shoqëruar nga persona të maskuar, Igor Jug në Parlament me vete kishte edhe pistoletë në brez, ndërsa pamjet u publikuan nga shumë kamera që momentin kritik, ishin në sallën e pres-konferencave brenda objektit të Parlamentit. (koha.mk)