Romë, 10 shtator – Dhoma e Epërme e Parlamentit, Senati sot pas një debati të madh i dha votëbesimin Qeverisë së re italiane në krye me Xhuzepe Konte.
Pjesëtarët e së djathtës ekstreme e akuzuan Konten se i ka gënjyer votuesit me atë që i ka anashkaluar zgjedhjet e parakohshme.
Konte, me mbështetjen e Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, dje e fitoi besimin në Dhomën e Poshtme të Parlamentit, që do të thotë se koalicioni i tij tani mund të vazhdojë me agjendën e vet.
Për votëbesimin e Qeverisë votuan 169 prej gjithsej 321 deputetëve në Senat, ndërsa 133 kanë qenë kundër.(koha.mk)