Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se kabineti i tij dëshiron t’i zgjidh të gjitha problemet në marrëdhëniet me Greqinë, njoftoi portali grek Njuz.in. Sipas të rinjve nga Partia e tij Socialiste, Rama i hodhi poshtë akuzat se ai është fajtor për përkeqësimin e marrëdhënieve me Greqinë. “Përkundrazi, ne jemi shtytësit kryesor që t’i çojmë ato raporte përpara deri në një nivel të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit strategjik”, deklaroi Rama.
Ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia ndodhen në tryezën negociuese, “si fqinj që e respektojnë parimin e barazisë”. “Që të kemi probleme minimale me Greqinë duhet të zgjidhen të gjitha problemet dhe në këtë drejtim Qeveria jonë hapi kanale të reja për dialog dhe mirëkuptim me palën greke”, theksoi kryeministri shqiptar.