Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në Thumanë, aty ku edhe lëkundjet e tërmetit shkaktuan viktima dhe dhjetëra të plagosur. I shoqëruar nga zv.kryeminsitri Erjon Braçe, kreu i qeverisë ka takuar banorët, si dhe është njohur nga afër me situatën e rënduar e pasojat tragjike.