Shkup, 6 janar 2019 (MIA) – Bora që ka rënë në bulevardet dhe rrugët e komunave të Shkupit sot me makineri po e pastrojnë 50 punëtorë të NP “Higjiena Komunale” – Shkup.
Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në tërësi është pastruar rajoni qendror i qytetit, si dhe rajoni rreth Kishës kryesore ortodokse, ndërsa është hedhur krip edhe në shtigjet për këmbësorë dhe trotuare e urave dhe në Çarshinë e Vjetër.
Aktivitetet e ekipeve të NP “Higjiena Komunale” – Shkup do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, varësisht nga kushtet e motit dhe gjendjes në terren, thonë nga Qyteti i Shkupit.