Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar pas barazimit 1-1 të Kosovës me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas Challandes, Kosovës i kushtuan rastet e shumta të humbura.
“Ekipi dëshironte të fitonte, nuk ishte e lehtë, u munduam shumë”, tha Challandes. “Ekipi ka bërë punën dhe në fund gjëja më e rëndësishme në futboll është efikasiteti. Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot dhe kjo na kushtoi. Unë jam i kënaqur me skuadrën por jo me rezultatin”, deklaroi Challandes.