Eksporti i gazit rus në Evropë në vitin 2022 ra në nivelin më të ulët në periudhën postsovjetike, pasi blerësi më i madh e uli importin për shkak të konfliktit në Ukrainë, ndërsa gazsjellësi kryesor ishte dëmtuar nga shpërthimet.
Drejtori ekzekutiv i Gasprom, Aleksej Miler deklaroi se eksporti jashtë territorit të ish Bashkimit Sovjetik këtë vit do të mbërrijë 100,9 miliarda kub metra gaz, njoftoi kompania.
Në atë shumë është përfshirë edhe eksporti në Kinë përmes gazsjellësit Fuqia e Siberisë, përmes të cilit Gasprom vitin e kaluar dërgoi 10,39 miliarda metra kub gaz.
Kjo është rënie për më shumë se 45 për qind në krahasim me 185,1 miliardë metra kub gaz të eksportuara në vitin 2021 dhe një prej më të ulëtave që nga rënia e shtetit sovjetik në vitin 1991. Niveli tjetër më i ulët i periudhës postsovjetike të eksportit të Gasprom, të cilin kompania e definon si shitje e gazit në “vendet e huaja të largëta”, ishte në vitin 1995 dhe ishte 117,4 miliarda metra kub, sipas të dhënave të Gasprom eksport.