Vendimmarrja për kërkesën e Uashingtonit për ekstradimin e themeluesit të Uikiliksit, Xhulin Asanzh nga Britania e Madhe në SHBA do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, vendosi sot Gjykata londineze Uestminster.
Autoritetet amerikane e ngarkojnë Asanzhin për tentimin për depërtim në shifrat qeveritare dhe për shkeljen e ligjit për spiunim, me ç’rast kërkojnë ata të ekstradohen në SHBA ku do të gjykohej për akuzat.
Ministria e Drejtësisë e SHBA-së më 6 qershor dorëzuan kërkesë zyrtare në Britaninë e Madhe për ekstradimin e Asanzhit.
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Saxhid Xhavid dje kumtoi se e ka nënshkruar vendimin për ekstradimin e Asanzhit me SHBA-në.
“Prej SHBA-së kemi kërkesë për ekstradim e cila nesër do të gjendet para Gjykatës. Dje e nënshkrova dhe e konfirmova vendimin për ekstradim i cili do të dorëzohet në Gjykatë”, shtoi Xhavid.
Ndryshe Asanzh për momentin ndodhet në shërbimin e dënimit me burg prej 50 javësh, për shkak të mosrespektimit të kushteve për lirim nga paraburgimi me dorëzani.(koha.mk)