Shkup, 19 tetor – MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik. MIA mbrëmë publikoi se të dy ish-shefat në MPB, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Të dytë nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim.