Ankara, 14 janar – Turqia nuk do të përmbahet t’i mbajë “leksion” komandantit të Armatës kombëtare libiane, Kalifa Haftar përderisa vazhdon me sulmet ndaj Qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht në Tripoli të Fajez Saraxh, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Ai në fjalimin e tij theksoi se “puçisti Haftar ka ikur” dje nga Moska, për shkak se negociatat paqësore midis tij dhe Saraxhit nuk kanë arritur deri te ndërprerja e zjarrit, me qëllim që të përfundojë përleshja nëntë muajshe për shkak të kryeqytetit Tripoli.
Bisedat kanë zgjatur tetë orë me ndërmjetësim të Rusisë dhe Turqisë, ndërsa lideri i Armatës kombëtare libiane deklaroi se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen paqësore me Qeverinë për unitet kombëtar sepse janë injoruar disa kërkesa të LNA-së.
Sipas Skaj njuz, Haftar ka kërkuar t’i lejohet ushtrisë së tij të hyjë në Tripoli dhe të formojë qeveri të unitetit kombëtar e cila do të fitojë besim nga Parlamenti, si dhe mbikqyrje të armëpushimit por pa pjesëmarrje të Turqisë.