Londër, 28 nëntor – Ish futbollisti i Çelsit, Arsenalit dhe kombëtares angleze Eshli Kol ende nuk ka për qëllim të ndërpres të luajë futboll edhe pse për më pak se një muaj do të mbush 38 vjet. Ai e braktisi ligën MLS, ku luante për ekipin e Los Anxheles Galaksi dhe është një hap deri te kthimi në atdheun e tij.
Sipas gazetës “Miror”, ekzistojnë oferta nga dy klube nga Çempionship divizioni dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të pranohet njëra prej tyre. Interes kanë shfaqur Aston Villa, ku ndihmës trajner është bashkëlojtari i i tij nga Çelsi, Xhon Teri, si dhe Derbi Kaunti, i cili menaxhohet nga një legjendë tjetër e klubit nga Stemford Brixh – Frank Lampard.
Edhe pse është nga fundi i karrierës, mbrojtësi i majtë tregoi se është ende konkurrues, pasi vitin e kaluar është zgjedhur fudbollist më i mirë nga tifozët e Los Anxhelos Galaksi. Krahas kësaj, kërkesat e tij financiare më nuk janë aq të larta