Shkup, 4 dhjetor – Gjatë vitit 2016, gjithsej kanë lindur 23.199 fëmijë, nga të cilët 23.002 fëmijë të lindur të gjallë dhe 197 fëmijë të lindur të vdekur, thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Sipas moshës së nënës, pjesëmarrje më të madhe, respektivisht 34,1 për qind janë fëmijë të lindur gjallë nga nëna të moshës mes 25 dhe 29 vjeçare. Vlera e shkallës totale të fertilitetit në vitin 2016 ka qenë 1.50 fëmijë të lindur gjallë të një gruaje. Nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se numri më i madh i fëmijëve të lindur gjallë, 88 për qind kanë lindur në martesë dhe se zvogëlimi i fertilitetit është rezultat i anulimit të hyrjes në martesë në moshë më të madhe .