Teheran, 25 nëntor – Ushtria izraelite kumtoi sot se është gjuajtur një raketë nga Rripi i Gazës, më pak se dy javë pasi ndërprerja e zjarrit i ndaloi armiqësitë mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Tani për tani nuk ka raporte për dëme ose të lënduar.
Paraprakisht këtë muaj, në sulmin ajror izraelit u vra njëri prej komandantëve të grupit islamik Xhihadi islamik, pas çka janë gjuajtur qindra projektilë nga Rripi i Gazës.
Sulmet izraelite të cilat vijuan, kanë kanë vrarë të paktën 34 palestinezë, mes të cilëve edhe 16 civilë.
Vijoi armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara.(koha.mk)