Në tetor të këtij viti është vërejtur rritje e rritur në qarkullimin në tregti me pakicë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shikuar në grupe dhe klasa, rritje të qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregtia me pakicë me prodhime ushqimore, pije dhe duhan (në mënyrë nominale 10.9 %, dhe në mënyrë reale 7.2 %), Tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburanteve (në mënyrë nominale 9.5 %, dhe në mënyrë reale 7.8 %), Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së karburanteve (në mënyrë nominale me 10.2 %, dhe në mënyrë reale me 7.5 %) dhe Tregtia me pakicë e karburanteve automobilistike (në mënyrë nominale 45.0 %, dhe në mënyrë reale 13.7 %).