Londër, 27 korrik – Punëtorët social britanikë “ekspozuan fëmijë të keqtrajtuar” nga shkelës seksual të cilët ishin infiltruar në shtëpitë për fëmijë dhe në familjet përkujdesëse me “pasoja katastrofale, të përjetshme ndaj viktimave”, tregoi raporti për keqtrajtimin shumëvjeçar të fëmijëve.
Punëtorët në lagjen londineze Lambet “janë sjellur ndaj fëmijëve sikur të ishin të pavlefshëm” dhe, siç duket, treguan “brutalitet ndaj fëmijëve të pambrojtur, ndërkaq që ishin paguar të kujdesen për ta”, theksojnë rezultatet nga Hetimi I pavarur për keqtrajtim seksual të fëmijëve.
Autorët e raportit kishin dëshmi se fëmijët ishin dhunuar, ekspozuar ndaj sjelljes së pahijshme dhe keqtrajtimit seksual, por cekën se masa disiplinore, sipas ankesave të 705 shfrytëzuesve në tre institucione për mbrojtje sociale, është shqiptuar vetëm për një të punësuar në shërbimet udhëheqëse.
Ata cekën se kur fëmijët janë ankuar, askush nuk ka besuar në deklaratat e tyre.
Xhon O’Brajan, sekretar i hetimit të pavarur për keqtrajtim seksual të fëmijëve, tha se raporti është më i keqi nga të gjithë 15 që i kanë përpiluar deri më tani.
“Kudo që të shikoni, do të gjeni lëshime apo më shumë se aq. Ky është raporti i vetëm që duhej rregullisht ta ndërpreja për ta lexuar për shkak të përmbajtjes”, tha O’Brajan.
Kler Holand, anëtare e Këshillit të qarkut Lambet, tha se “këshilli ishte përgjegjës për atë kujdes dhe mbrojtje, por nuk ia doli, me pasoja të mëdha”.
“Këshilli ndjen keqardhje të thellë për shkak të përvojave të tyre”, tha Holand.