Beograd, 5 tetor – Parlamenti Evropian konsideron se çfarëdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës mund të pranohet vetëm nëse merren vesh të dyja palët dhe nëse merret parasysh stabiliteti i rajonit dhe të drejtës ndërkombëtare, ka deklaruar mbrëmë raportuesi për Serbinë në PE, Dejvid Mekalister, duke shtuar se PE nuk është e dhënë në krijimin e shteteve etnike homogjene.
“Parlamenti Evropian është i njohur me debatin që i referohet korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë këmbimin e territoreve”, ka thënë Mekalister, duke shtuar se europalarmentarët angazhohen për “natyrë multietnike në Kosovë dhe Serbi”.
Ai ka theksuar se në këtë moment nuk është e mundur të parashikohet as përmbajtja as data e marrëveshjes së mundshme, transmeton Tanjug.
“Për temat që janë në orar në negociatat vendosin dy palët bashkërisht, ndërsa BE vepron si ndërmjetësues. Mund të vetëm të inkurajoj dy palët të vazhdojnë në këtë rrugë me sfida”, ka nënvizuar Mekalister.