– Bundestagu i ri do të ketë përbërje më të madhe deri më tani – 709 deputetë, në krahasim me atë paraprak, i cili kishte 631. Ai do të jetë Parlamenti kombëtar më i madh i zgjedhur demokratik në botë.
– Për herë të parë nga viti 1957 në Bundestag do të prezantohen gjashtë parti, ndërsa deri më tani nuk ka pasur më shumë se pesë. E re në Parlament do të jetë partia ultra e djathtë “Alternativa për Gjermaninë (AfD).
– Në Parlament kthehet Partia e Demokratëve të Lirë. Kjo është hera e parë që një parti të hyjë në Bundestag pasi që në zgjedhjet paraprake nuk e fitoi as censusin e nevojshëm prej pesë përqindësh.
– Për herë të parë nga viti 1972 zvogëlohet numri i deputeteve, i cili zbret në 30,7 për qind nga numri i përgjithshëm. Ai deri më tani kjo përqindje vazhdimisht rritet. Megjithatë, në dy partitë – Të Gjelbrit dhe te Të Majtit – gratë deputete janë shumicë, përkatësit 58 dhe 54 për qind nga përfaqësuesit e zgjedhur.
– Mosha mesatare e deputetëve shënon ulje të lehtë – prej 49.7 vjet në përbërjen e deritanishme të 49.4 vjetëve. Deputeti më i ri është 24-vjeçari Roman Myler-Bom nga Partia e Demokratëve të Lirë. Nga dhjetë deputetë më të moshuar, tetë janë nga grupi i AfD, mes të cilëve edhe më i moshuari 77 vjeçari Vilhelm fon Gotberg.
– Sipas rregullave të ndryshuara, nderi për fjalimin hyrës nuk i jepet më të moshuarit, por deputetit me stazh më të gjatë parlamentar, e ai është Violfgang Shojble me 45 vite stazh. Megjithatë, ai hoqi dorë nga fjalimi sepse pritet që sot të bëhet kryetar i Bundestagut, kështu që dy fjalime do të ishin tepër për të. Për këtë si i parë mes të barabartëve do të ndalojë Herman Oto-Zolms nga radhët e demokratëve të lirë, i cili është i dyti për nga mosha (76 vjeç) dhe i dyti për nga stazhi (33) vjet.