Sulmuesi kolumbian i Galatasarayt, Radamel Falcao mund të vazhdojë karrierën në Lindje të Mesme. Falcao 34-vjeçar ka oferta nga Katari dhe Arabia Saudite, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta KOHA.
Al-Sadd dhe Al-Hilal kanë bërë oferta për 34-vjeçarin. Falcao pritet të kushtojë rreth 14 milionë euro.
Falcao ka shënuar nëntë gola në 14 ndeshje në Superligën e Turqisë me Galatasarayn, që kur u transferua në shtator.