Lionel Messi dhuroi një moment magjik me shënimin e tij nga gjuajtja e lirë kundër Liverpoolit, të mërkurën mbrëma. Shënimi i tij do të mbahet mend gjatë nga fansat e Barcelonës, por edhe nga ata të Liverpoolit, të cilët tani kanë përpiluar një peticion për ta pezulluar superyllin argjentinas, transmeton Periskopi, përcjell gazeta Koha. Arsyeja? Epo, sipas fansave të “Të Kuqve”, pesë herë “Topi i Artë” e grushtoi qëllimisht mesfushorin e skuadrës angleze, Fabinho, në një duel për top. I krijuar nga një llogari me emrin ‘MessiAFraud’ në rrjetet sociale, peticioni ka marrë deri tani 5,000 nënshkrime dhe i është adresuar direkt UEFA-s dhe Champions Leagues.
Në përshkrim thuhet: “Pra, Messi fiton goditje dënimi pasi grushton Fabinhon në kokë dhe shënon. Mendoj se ai duhet të kontrollohet nga UEFA.”